Sport

VIDEO/ Te Norvegjia, nuk vuan kush nga uria: Haaland bleu 70 hamburgera për shokët

Bazuar në llogaritjet, duke supozuar se sulmuesi bleu menu të rregullta, shpenzimi do të kishte qenë rreth 1.200 euro. Kjo është pak më shumë se 10 minuta punë duke pasur parasysh pagën e tij vjetore prej... 23.5 milionë eurosh.

16 Nëntor 2025, 13:15 Nga DOSJA

VIDEO/ Te Norvegjia, nuk vuan kush nga uria: Haaland bleu 70 hamburgera për

NORVEGJI - Përtej të qenit një golashënues i shkëlqyer, Erling Haaland ka edhe një talent... të paguajë dhe të shpërndajë hamburgerë.

Të enjten, pas një fitoreje 4-1 ndaj Estonisë që e la Norvegjinë një hap më afër Kupës së Botës 2026, sulmuesi i Manchester City vendosi të ndihmonte në rimbushjen e kalorive të shokëve të ekipit, duke shkuar në një restorant të njohur hamburgerësh në kryeqytetin norvegjez për të marrë një porosi të madhe, me rreth 70 hamburgerë, sipas llogaritjeve të VG.

Gjëja më e çuditshme nga të gjitha ishte fakti që Haaland vendosi ta merrte darkën e ekipit nga një restorant 20 kilometra larg stadiumit Ullevaal, kur kishte një Burger King... pikërisht brenda stadiumit!

Bazuar në llogaritjet, duke supozuar se sulmuesi bleu menu të rregullta, shpenzimi do të kishte qenë rreth 1.200 euro. Kjo është pak më shumë se 10 minuta punë duke pasur parasysh pagën e tij vjetore prej... 23.5 milionë eurosh.

Edhe pse nuk janë kualifikuar ende, vetëm një katastrofë e vërtetë do ta pengonte Norvegjinë të rikthehej në Kupën e Botës pas 28 vitesh: do të duhej të humbiste ndaj Italisë me një diferencë golash prej... 9!

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 16 Nëntor 2025, 13:00

Neymar Jr. merr frymë i lehtësuar...

Neymar, gjatë ndeshjes me Santos kundër Palmeiras BRAZIL - Palmeiras humbi këtë të shtunë në vizitën e tyre nd...