Aktualitet

Plagosje me thikë në Vlorë/ Dy persona goditën 39-vjeçarin, çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në lagjen “Uji i Ftohtë”

Blutë bëjnë me dije se dy persona D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç kanë goditur me thikë 39-vjeçarin me iniciale V.K. Më pas, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

15 Nëntor 2025, 09:19 Nga E. D
Plagosje me thikë në Vlorë/ Dy persona goditën
foto ilustruese

VLORË- Një plagosje me thikë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Uji i Ftohtë” në Vlorë. Blutë bëjnë me dije se dy persona D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç kanë goditur me thikë 39-vjeçarin me iniciale V.K. Më pas, i plagosuri është transportuar menjëherë në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa, dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu materialet i janë referuar Prokurorisë për procedurat e mëtejshme ligjore.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Sot, rreth orës 04:30, në lagjen “Uji i Ftohtë”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit D. S., 22 vjeç, dhe G. P., 26 vjeç, banues në Vlorë, kanë goditur me mjet prerës shtetasin V. K., 39 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Të dy autorët e dyshuar janë shoqëruar në ambientet e DVP Vlorë për veprime të mëtejshme, ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje./Dosja.al

plagosje me thike vlore policia

Sondazh

Poll