15 Nëntor 2025, 08:04
Nga E. D
Donald Trump, Nicolas Maduro
VENEZUELË- Presidenti venezuelian, Nicolas Maduro i kërkoi të premten homologut të tij amerikan, Donald Trump të përmbahet, në një kohë kur SHBA-të kanë vendosur një forcë të fortë ushtarake në Karaibe. I pyetur nga një gazetar i CNN nëse kishte një mesazh që do të donte t’i dërgonte Trump, Maduro u përgjigj: “Po, paqe!”
Duke iu drejtuar popullit amerikan, presidenti venezuelian theksoi: “Mjaft me luftëra të pafundme. Mjaft me luftëra të padrejta. Mjaft me Libi. Mjaft me Afganistan.”
Ndërkohë, Pentagoni publikoi imazhe të aeroplanmbajtëses më të madhe dhe më të përparuar të Marinës Amerikane, USS Gerald Ford, e cila mbërriti në Karaibe të martën, duke rritur fuqinë ushtarake amerikane në rajon. Që nga gushti, SHBA-të kanë vendosur tetë anije luftarake, një nëndetëse me energji bërthamore dhe avionë luftarakë F-35 në Karaibe.
Presidenti venezuelian Nicolas Maduro, në pushtet që nga viti 2013, ka akuzuar praninë ushtarake amerikane në rajon se po përpiqet ta rrëzojë atë nga pushteti. Trump tha së fundmi se ditët e Maduros në pushtet ishin “të numëruara” dhe në tetor konfirmoi se kishte autorizuar CIA-n të kryente operacione të fshehta në Venezuelë.
Të enjten, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, njoftoi nisjen e Operacionit “Shtiza Jugore” që synon luftimin e trafikut të drogës në rajon. Që nga fillimi i shtatorit, forcat amerikane kanë nisur sulme ajrore në Karaibe dhe Paqësor kundër anijeve që dyshohet se përdoren për trafik droge. Deri më sot, Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë për 21 sulme që vranë 80 persona./Dosja.al
donald trump nicolas maduro
Bota
15 Nëntor 2025, 08:00
E. D
Donald Trump
SHBA- Nën presionin për të ulur koston e jetesës për amerikanët, Presidenti i SHBA-së Donald Trump nën...
Bota
15 Nëntor 2025, 07:44
E. D
Donald Trump, BBC
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve të premten se do të ndërmarrë veprime ...
Bota
15 Nëntor 2025, 07:41
E. D
foto ilustruese
Qindra adoleshentë, ndonjëherë të detyruar nga prindërit e tyre, që nga viti 2019 kanë trokitur në...
Bota
15 Nëntor 2025, 07:28
E. D
foto ilustruese
Superinteligjenca artificiale mund të jetë mjeti më i fuqishëm që ka krijuar ndonjëherë njerëzimi,...
Bota
14 Nëntor 2025, 20:20
E. D
pamje nga vendngjarja
PEKIN- Një zjarr masiv shpërtheu më 12 nëntor 2025 në Tempullin 1,500-vjeçar Yongqing të vendos...
Bota
14 Nëntor 2025, 19:51
M.L
Foto ilustruese
SHBA- SHBA po planifikon ndarjen afatgjatë të Gazës në një “zonë të gjelbër” nën k...
Bota
14 Nëntor 2025, 19:36
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Shumica e të anketuarve janë të zhgënjyer me demokracinë në tetë nga nëntë vendet per&eu...
Bota
14 Nëntor 2025, 17:31
M.L
Foto ilustruese
Koalicioni qeveritar në Gjermani finalizoi të enjten (13.11.) rregullat për shërbimin ushtarak në Gjermani. U ra d...
Bota
14 Nëntor 2025, 17:09
M.L
Marc Cools
TIRANA- Marc Cools, president i Kongresit të Autoriteteve Vendore dhe Rajonale, ka shprehur shqetësim për rastet kur kryebas...
Bota
14 Nëntor 2025, 16:45
E. D
pamje nga vendngjarja
SUEDI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Stokholm, pasi një autobus u përplas në nj&eum...