Aktualitet

"Zona në black out pa energji elektrike"/ Lala zbulon detaje: Hetim për përfshirje të zyrtarëve në atentatin pranë Rinasit, implikohet shteti

Lala tha se OSHEE ka njoftuar banorët që në datën 24 se do të kishte remont në të gjithë zonën, zonë që ishte në black out total dhe aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin.

14 Nëntor 2025, 21:28 Nga E. D
"Zona në black out pa energji elektrike"/ Lala zbulon
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga atentati pranë Rinasit ku humb jetën Gilmando Dani dhe u plagos Muçi Shaljani. E ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News 24, Lala tha se OSHEE ka njoftuar banorët që në datën 24 se do të kishte remont në të gjithë zonën, zonë që ishte në black out total dhe aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin.

"OSHEE ka njoftuar banorët që në datën 24 se do të kishte remont në të gjithë zonën, zonë që ishte në black out total dhe aty ka shumë pak kamera sigurie që mund të ndihmonin hetimin. Ishte vetëm kamera e një biznesi e sekuestruar, disa biznese të tjera dhe kamerat e Rinasit. Ka nisur një hetim për përfshirjen e zyrtarëve shtetëror në këtë histori," tha Klodiana Lala./Dosja.al

klodiana lala

Sondazh

Poll