Sport

VIDEO / Italia, të dielën për objektivin e “pamundur”, i duhen 9 gola…!

Ndeshja e fundit e Grupit I të kualifikueseve për Botërorin 2026 do të luhet të dielën, dhe Italia gjendet përballë një detyre pothuajse të pamundur.

14 Nëntor 2025, 01:49 Nga DOSJA
VIDEO / Italia, të dielën për objektivin e

ITALI - Ndeshja e fundit e Grupit I të kualifikueseve për Botërorin 2026 do të luhet të dielën, dhe Italia gjendet përballë një detyre pothuajse të pamundur.

Për të marrë vendin e parë në grup, skuadra e Gattusos duhet të fitojë ndaj Norvegjisë me të paktën 9 gola diferencë. Vetëm një rezultat i tillë do t’i garantojë “Azzurrëve” kualifikimin direkt për në Botëror.

Nëse Italia nuk arrin të sigurojë këtë diferencë, atëherë Norvegjia kualifikohet direkt, ndërsa 4-herë kampionët e Botës do të detyrohen të kalojnë në play-off, një skenar i rrezikshëm që rikthen presionin e viteve të fundit për Italinë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll