Sport

Vinicius vlerëson përkushtimin e Ancelottin: "Ai na sjell qetësi dhe na jep besim"...

Përpara ndeshjeve miqësore të Brazilit kundër Senegalit (e shtunë, ora 17:00) dhe Tunizisë (e martë, ora 20:30), Vinicius Junior theksoi cilësitë e trajnerit të tij të ri Carlo Ancelotti, me të cilin ka punuar më parë te Real Madridi.

13 Nëntor 2025, 12:30 Nga DOSJA

Vinicius vlerëson përkushtimin e Ancelottin: "Ai na sjell

BRAZIL - Vinicius Junior, sulmuesi i Seleçaos dhe i Real Madridit, ka vlerësuar trajnerin italian Carlo Ancelotti dhe përkushtimin e tij ndaj Brazilit: 

“Ai bën atë që bëri në klubet e tjera ku punoi, përpjekejt për të ngjallur besim te lojtarët, për t'i bërë të gjithë të ndihen rehat në mënyrë që secili lojtar të mund të shfrytëzojë sa më shumë pikat e tij të forta në pozicionin e tij më të mirë.

Ai na thotë vazhdimisht se dëshiron t'i shohë brazilianët të lumtur, të shohin rikthimin e futbollit që kemi njohur gjithmonë dhe të përpiqen të fitojnë Kupën e Botës, që është qëllimi ynë më i madh.”

“Atmosfera është shumë e relaksuar, të gjithë po argëtohen, gjë që është shumë e rëndësishme. Carlo Ancelotti gjithmonë thotë se ne tashmë kemi intensitetin dhe pasionin për fanelën, gjë që i bën gjërat më të lehta.

Është e rëndësishme që ai na transmeton qetësinë e tij; kjo e bën punën më të lehtë. Dhe ne duhet të fitojmë në mënyrë që e gjithë kjo të shpërblehet”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll