Sport

Cassano tregon prapaskenat e ndeshjes ndaj Romës: "E bëra Tottin dhe të gjithë ata që më ofenduan të qanin"...

Ish-sulmuesi kujtoi ndeshjen kundër Sampdorias që i kushtoi Giallorossëve një Scudetto.

13 Nëntor 2025, 09:00 Nga DOSJA

Cassano tregon prapaskenat e ndeshjes ndaj Romës: "E bëra Tottin

ITALI - Antonio Cassano kundër Romës. Ish-sulmuesi Sampdorias, ndër të tjera, bëri sërish bujë, duke kujtuar një ndeshje që është bërë pjesë e historisë së futbollit të kryeqytetit italian: Roma - Sampdoria 1-2 më 25 prill 2010, e vendosur nga dy gola të Pazzinit.

Roma po luftonte për Scudetton me Interin e Mourinhos, ndërsa Sampdoria po luftonte për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

"Ndërsa po hyja në dhomën e zhveshjes, miku im Vito Scala më tha se Totti donte të fliste me mua," tha Cassano për Viva El Futbol. "Ai filloi të më tregonte se po kalonin një sezon të shkëlqyer dhe më pyeti si ishte familja ime. Unë i thashë: 'Hajde, çfarë ke të më thuash?'"

"Dhe ai më tha, 'E di, nëse fitojmë ndeshjen, edhe ti do të fitosh tre ndeshjet e fundit dhe do të shkosh në Ligën e Kampionëve', vazhdoi Fantantonio.

"I thashë, 'Sot do të të bëj të humbasësh Scudetton dhe do të të bëj të qash. Dhe mbi të gjitha, do t'i bëj njerëzit të qajnë që, pasi kur u largova nga Roma, më ofenduan si qen.' Ndeshja shkoi ashtu siç doja. Përfundoi 2-1 dhe shumë njerëz qanë."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll