12 Nëntor 2025, 22:38
Nga E. D
foto nga emisioni
TIRANË- Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato u ndal në disa nga çështjet më të ndjeshme të javëve të fundit. I ftuar në një intervistë në “Top Story”, Gonzato tha një mesazh në ‘emër’ të Bashkimit Europian se nëse prekni sistemin e drejtësisë, ‘kompromentoni shanset tuaja për tu anëtarësuar në Bashkimin Evropian’. Ndër të tjera, Gonzato nënvizoi se struktura e qeverisjes nuk mund të preken, sepse pavarësia e gjyqësorit nga ekzekutivi dhe nga legjislativi duhet të respektohet.
Pjesë nga intervista:
Grida Duma- Ju keni thënë mos e prekni strukturën kushtetuese që është tani, që do të thotë se keni parë ndonjë kërcënim nga Parlamenti për të ndërhyrë politikisht në kontrollin e disa prej strukturave të drejtësisë?
Ambasadori: Jo, jo realisht. Por ndjeva nevojën për të sqaruar disa gjëra, sepse njerëzit thonë, po, por ka aspekte të caktuara të gjyqësorit që nuk funksionojnë aq mirë. Dhe sigurisht, e dini, ju bëtë një reformë të madhe në vitin 2016. Tani jemi në vitin 2025. Ndoshta është koha të shohim mënyrën se si po funksionojnë aspekte të caktuara të reformës. Por ajo që them unë është se themelet, arkitektura, struktura e qeverisjes nuk mund të preken, sepse pavarësia e gjyqësorit nga ekzekutivi dhe nga legjislativi duhet të respektohet. Përndryshe, ne humbasim arritjen më të rëndësishme që ka bërë Shqipëria.
Grida Duma: Pra, nëse politika dëshiron të heqi njërën nga strukturat, GJKKO përshembull, a është e mundur kjo nga Parlamenti?
Ambasadori: Parlamenti është shprehja e popullit të Shqipërisë. Pra, e dini, ata mund të nxjerrin ligje, mund të ndryshojnë kushtetutën. Por qartë, mesazhi që vjen nga Brukseli është se nëse e bëni këtë, atëherë i kompromentoni shanset tuaja për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, sepse, siç e kemi thënë vazhdimisht, reforma në drejtësi me arkitekturën është vendosur, dhe kjo është një kërkesë absolute./Dosja.al
silvio gonzato
Politike
12 Nëntor 2025, 22:30
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Deputeti i Partisë Demoktatike, Besart Xhaferi ka publikuar një foto nga vendngjarja në Rinas,...
Politike
12 Nëntor 2025, 22:13
E. D
Edi Rama, Albert Halili
TIRANË- Këshilli i Ministrave ka miratuar zonat prioritare për zhvillim në bashkinë e Kukësit. Ky ven...
Politike
12 Nëntor 2025, 21:45
E. D
foto ilustruese
HAGË- Ajo çka ka vënë në dyshim këtë proces gjyqësor që po zhvillohet në Hagë, &e...
Politike
12 Nëntor 2025, 20:25
E. D
pamje nga vendngjarja
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ndarë pamjet nga atentati mafioz, ku u ekzekutua u ekzekutua&nbs...
Politike
12 Nëntor 2025, 19:43
E. D
partua demokrati
TIRANË- Partia Demokratike do të mbajë një protestë në datën 17 nëntor në orën 18:00 par...
Politike
12 Nëntor 2025, 18:30
M.L
Edi Rama, foto ilustruese
TIRANA- Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë sot drejt Romës për të marrë pjesë në t...
Politike
12 Nëntor 2025, 18:15
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në Këshillin e Lartë të Prokurorisë u mbyll të mërkurën seanca dëgjimore lidhur m...
Politike
12 Nëntor 2025, 18:06
E. D
Memli Krasniqi
KOSOVË- Memli Krasniqi njoftoi të mërkurën dorëheqjen si kryetar i partisë së dytë më të m...
Politike
12 Nëntor 2025, 17:55
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Duke folur gjat&eu...
Politike
12 Nëntor 2025, 16:59
E. D
Edi Rama
TIRANË- Kreyministri Edi Rama u ndal edhe te vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që riktheu Erion Veliajn në krye të detyr&eu...