Politike

Atentati ndaj Gilmando Danit/ Besart Xhaferi publikon FOTON: Plumbat goditën edhe makinën e një të riu që priste nënën në Rinas

Xhaferi tha se automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

12 Nëntor 2025, 22:30 Nga E. D
Atentati ndaj Gilmando Danit/ Besart Xhaferi publikon FOTON: Plumbat
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Deputeti i Partisë Demoktatike, Besart Xhaferi ka publikuar një foto nga vendngjarja në Rinas, ku duket se plumbat e atentatorëve kanë prekur edhe një automjet “Passat” që ishte i parkuar aty pranë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews, Xhaferi tha se automjeti i përkiste një anëtari të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, i cili ndodhej në makinë në momentin e atentatit, ndërsa priste nënën e tij që po kthehej nga Spanja me të njëjtin avion që vinin në Tiranë 47-vjeçari Gilmando Dani dhe 40 vjeçari Muçi Shaljani Sheqeri.

“Kam folur me të. Ka qenë brenda në makinë, është shumë i tronditur. Fatmirësisht ka shpëtuar, por imagjinoni çfarë t’i thuash një të riu pas kësaj ngjarjeje, që ka shpëtuar për fije, për disa centimetra. Makina e tij është goditur nga katër plumba. Falë Zotit nuk pati viktima të tjera, Zoti i shpëtoi njerëzit që ndodheshin aty pranë,” – deklaroi deputeti Xhaferi./Dosja.al

besart xhaferi

Sondazh

Poll