Art&Argëtim

Bëri ‘bujë’ me deklaratën për dashnoret/ Robert Berisha tregon nga u ‘frymëzua’: Gruaja e çoi në gjendje të keqe

10 Shkurt 2020, 08:00 Nga DOSJA
Bëri ‘bujë’ me deklaratën për dashnoret/ Robert

TIRANË– Këngëtari Robert Berisha, ishte i ftuar ditën e djeshme në “E diell”, ku edhe sqaroi deklaratën e tij lidhur me gratë, e cila disa javë më parë bëri shumë bujë.

Gjatë intervistës së tij, Roberti shpjegoi se intervista ishte bërë në Brezovicë, dhe se gjatë rrugës për atje një shoku i tij i kishte treguar hallet e familjes duke e mbushur me shumë energji negative.

“Një djalë i mirë që e mbush frigoriferin me ushqim dhe gruaja e tij nget një makinë nga më të shtrenjtat dhe e kishte çuar në atë gjendje shokun tim, unë u preka aq fort dhe u mbusha me një energji negative. Ndoshta ka ndikuar muhabeti që bëmë rrugës,”-tha Roberti.

Berisha tërhoqi vëmendje pak ditë më parë me deklaratën e tij ku tha se nuk ka asgjë të keqe, nëse një mashkull ka dashnore dhe e lë gruan e tij në shtëpi. Madje ai shtoi se sa më shumë gabime bën në shtëpi gruaja, aq më shumë rritet numri i dashnoreve të mashkullit. Megjithatë disa javë më vonë në “E diell” ai kërkoi falje publike për deklaratën që kishte bërë. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

showbiz showbiz robert berisha robert berisha per dashnoren robert berisha robert berisha per dashnoren

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 10 Shkurt 2020, 07:27

Në fundin e viteve ’20,në Shqipëri ishte projektuar dhënia e dy koncesioneve për ndërtimin e fabrikave të birrës. Megjithatë, rrethanat do të bënin që vetëm një...