Aktualitet

Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa fiktive, arrestohen 3 punonjësit dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë në Tiranë

Ata u arrestuan, pasi përmes telefonatave mashtronin shtetas të huaj të investonin në bursa fiktive.

12 Nëntor 2025, 09:07 Nga E.d
Mashtronin shtetas të huaj për të investuar në bursa
Foto ilustruse

TIRANË- Polica ka arrestuar sot tre persona dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë në Tiranë. Ata u arrestuan, pasi përmes telefonatave mashtronin shtetas të huaj të investonin në bursa fiktive. Aktiviteti kriminal zhvillohej në një ambient të përshatur si call center.

Policia ka arrestuar menaxherin e kësaj veprimatrie dhe dy punonjës, ndërkohë që ka shpallur në kërkim dy personat që kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim. Gjatë kontrollit fizik polica ka gjetur dhe sekuestruar pajisje kompjuterike dhe disa celularë. Të arrestuarit janë shoqëruar drejt ambienteve të komisariatit, ndërsa policia po heton më shumë mbi ngjarjen.

Njoftimi i policisë

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “ërong call”.Zbulohet në Selitë, 1 ambient i përshtatur si call center, ku mashtroheshin shtetas të huaj, përmes telefonatave, për të investuar në bursa fiktive. Gjatë ndërhyrjes së Policisë, në këtë ambient, u kapën në flagrancë 5 shtetas që kryenin këtë veprimtari të kundërligjshme. Vihen në pranga 3 prej tyre (menaxheri dhe 2 punonjës), procedohen penalisht 2 punonjëse. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 2 shtetas që e kishin marrë me qira ambientin, për këtë qëllim. Sekuestrohen pajisje kompjuterike, celularë dhe prova të tjera materiale. Specialistët e Seksionit për Krimet Ekonomiko-Financiare, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “ërong call”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient në Selitë, që ishte përshtatur si call center. Në këtë ambient, janë kapur në flagrancë shtetasi K. S., i dyshuar si menaxher i kësaj veprimtarie, dhe 4 punonjës, të cilët mashtronin shtetas të huaj, për të investuar në bursa fiktive. Nga hetimet dyshohet se ambienti ishte marrë me qira nga shtetasit E. S. dhe A. K. me qëllim për ta përdorur për këtë veprimtari të kundërligjshme. Në vijim të veprimeve procedurale: u arrestua në flagrancë shtetasi K. S., 25 vjeç; u arrestuan shtetasit F. K., 24 vjeç dhe E. A., 25 vjeç, punonjës; nisi procedimi penal për shtetaset E. Sh., 22 vjeçe dhe E. Z., 19 vjeçe, punonjëse; u shpallën në kërkim shtetasit E. S., 34 vjeç (vëllai i K. S) dhe A. K., 35 vjeç. Punohet për kapjen e tyre. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

tiranë policia call center

Sondazh

Poll