11 Nëntor 2025, 21:55
Nga E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italaine, sapo ai mbërriti nga Tirana në Aeroportin “Valerio Catullo” të Veronës. Shqiptari kërkohej ndërkombëtarisht për trafik kokaine. Gjatë kontrollit të pasaportave, oficerët e Policisë Kufitare zbuluan se ndaj tij ishte lëshuar një urdhër arresti evropian nga autoritetet gjyqësore të Mbretërisë së Bashkuar për trafik ndërkombëtar kokaine.
I riu ishte pjesë e një organizate kriminale që vepronte në bregdetin jugor të Anglisë, ku luante rol kyç në përgatitjen dhe shpërndarjen e drogës. Hetimet kanë treguar se 32-vjeçari jo vetëm paketonte kokainën, por edhe drejtonte anëtarë të tjerë të grupit. Gjatë operacioneve të policisë në Mbretërinë e Bashkuar janë sekuestruar mbi 28 kilogramë kokainë si dhe rreth 175 mijë paund (rreth 200 mijë euro) para të gatshme.
Nga hetimet rezulton se midis qershorit dhe dhjetorit 2024, shqiptari kishte përdorur llogarinë e tij në eBay për të porositur materiale paketimi, sasi të mëdha acetoni dhe pulla druri me dizajne të ndryshme. Disa prej stampave përputheshin me ato të gjetura në blloqet e kokainës të sekuestruara.
Pas kryerjes së procedurave në zyrat e Policisë Kufitare, 32-vjeçari u dërgua në burgun e Veronës, ku do të qëndrojë në pritje të ekstradimit drejt Mbretërisë së Bashkuar. Krimi për të cilin akuzohet parashikon dënim maksimal deri në burgim të përjetshëm./Dosja.al
tirana policia italaine
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 21:32
E. D
foto ilustruese
TIRANË- “Në Shënjestër” ka sjellë sot historinë e tre vajzave dhe grave që rezultojnë ...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 21:20
E. D
foto ilustruese
MEMALIAJ- Një bombol gazi ka shpërthyer mbëmjen e sotme në një banesë në Memaliaj. Bëhet me d...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 21:06
E. D
Bleona Mata
TIRANË- Prej 15 vitesh Brikena Mata rezulton ende e zhdukur, ndërsa historia e saj ka tronditur shqiptarët. “Në sh&eu...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 20:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Të shumta janë rastet e vajzave dhe grave të zhdukura në Shqipëri, ngjarje që shpesh kanë ...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 19:26
M.L
Pamje nga vendngjarja
TIRANA- Policia ka larguar me karotrec automjetin luksoz me të cilin udhëtonin Gilmando Dani (krahu i djathë i Emiljan...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 18:18
E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje mbi atentatin e rëndë që ndodhi mesditën e sotme n&eu...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 18:20
M.L
Pamjet e automjetit të shkrumbuar
KRUJA- Makina që shihni në foton e mësipërme është automjeti tip Toyota Yaris, që...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 17:55
E. D
Muçi Shaljani (Sheqeri), Sajmir Tahiri
TIRANË- Një atentat mafioz, i cili ndodhi në mesditë pranë aeroportit të R...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 17:24
E. D
Gilmando Dani, Muçi Shaljani (Sheqeri)
TIRANË- Pamje të rënda janë publikuar nga brenda makinës, ku u ekzekutua Gilman...
Aktualitet
11 Nëntor 2025, 17:00
M.L
Pamje nga vendngjarja
TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz që ndodhi pak orë më par&e...