Sport

VIDEO/ Kombëtarja mbyll seancën e dytë stërvitore, nesër drejt Andorrës…

Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar.

11 Nëntor 2025, 18:21 Nga DOSJA

VIDEO/ Kombëtarja mbyll seancën e dytë stërvitore,

SPANJE - Kombëtarja shqiptare vijon me përgatitjet në Barcelonë, në kuadër të dy ndeshjeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Në seancën e sotme stërvitore, trajneri Sylvinho dhe stafi i tij teknik patën në dispozicion të gjithë lojtarët e grumbulluar. Ata u fokusuan në ushtrime në palestër dhe më tej zhvilluan skema taktike dhe goditje standarde.

Nesër Kombëtarja do të udhëtojë drej Andorrës, ku do të mbyllë përgatitjet për ndeshjen e parë me stërvitjen zyrtare të orës 18:00.

Ndërkohë, në orën 17:00, trajneri Sylvinho dhe një lojtar i Kombëtares do të dalin para mediave në konferencë për shtyp, të cilën mund ta ndiqni drejtpërdrejt në Fshf Tv.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll