Aktualitet

"Doli nga makina me kapele dhe maskë..." DETAJE nga atentati mafioz i Rinasit: 'Benz'-i ndaloi pas disa metrash, autori qëlloi Gilmando Danin me breshëri...

Sipas burimeve, autorët kanë pritur 47-vjeçarin Gilmando Dani para aeroportit dhe kanë lëvizur me automjetet paralel me njëra-tjetrën, ku nga makina e autorëve është hapur zjarr me breshëri plumbash.

11 Nëntor 2025, 17:00 Nga M.L
"Doli nga makina me kapele dhe maskë..." DETAJE nga atentati
Pamje nga vendngjarja

TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati mafioz që ndodhi pak orë më parë pranë rrethrrotullimit të Rinasit. Sipas burimeve, autorët kanë pritur 47-vjeçarin Gilmando Dani para aeroportit dhe kanë lëvizur me automjetet paralel me njëra-tjetrën, ku nga makina e autorëve është hapur zjarr me breshëri plumbash.

Automjeti i bardhë tip Benz, me të cilin udhëtonte Dani, ka vazhduar për disa metra para se të ndalej nga të shtënat. Në atë moment, një nga autorët, i maskuar dhe me kapele, ka dalë nga makina dhe ka qëlluar disa herë me pistoletë, duke u siguruar se shënjestra kishte ndërruar jetë.

Pas ekzekutimit, autori është kthyer në automjet dhe të dy makinat kanë larguar drejt Fushë-Krujës, duke lënë pas vendin e ngjarjes.

ekzekutohet gilmando dani atentat mafioz ne rinas

Sondazh

Poll