Aktualitet

Zbardhet DINAMIKA e atentatit në Rinas: Mjeti qëlloi në lëvizje drejt Benz-it të bardhë, më pas u larguan drejt Fushë Krujës me...

Burime për media bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasi një automjet në lëvizje ka hapur zjarr ndaj një makine tjetër, duke shkaktuar viktimën dhe të plagosurin.

11 Nëntor 2025, 14:48 Nga M.L
Zbardhet DINAMIKA e atentatit në Rinas: Mjeti qëlloi në
Pamje nga vendngjarja

RINAS- Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mesditën e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur. Burime për media bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pasi një automjet në lëvizje ka hapur zjarr ndaj një makine tjetër, duke shkaktuar viktimën dhe të plagosurin.

Sipas burimeve policore, nga verifikimet paraprake dyshohet se automjeti i autorëve është larguar me shpejtësi në drejtim të Fushë-Krujës. Forcat e rendit kanë ngritur pika kontrolli në disa akse rrugore dhe po vijojnë kërkimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.

atentat ne rinas

Sondazh

Poll