Aktualitet

Tenoi të korruptonte policin me 2000 lekë, arrestohet 65-vjeçari në Durrës

Ai u arrestua nga forcat blu, pasi tentoi të korruptonte efektivin e policisë me një shumë prej 2000 lekë të reja.

11 Nëntor 2025, 14:12 Nga E.d
Tenoi të korruptonte policin me 2000 lekë, arrestohet
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar një 65-vjeçar në qytetin e Durrësit. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi tentoi të korruptonte efektivin e policisë me një shumë prej 2000 lekë të reja.

65-vjeçari banues në Tiranë u ndalua fillimisht nga polica, pasi po përdorte celularin gjatë drejtimit të automjetit. Mbi 65-vjeçarin nisi procedimi në gjendje të lire për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Njoftimi i policisë

Durrës/Goditet një tjetër rast i tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore. Shkon 34 numri i drejtuesve të mjeteve të arrestuar/vënë në hetim, për këtë veprimtari kriminale. Procedohet penalisht një shtetas që ofroi para, për të mos u ndëshkuar administrativisht, për përdorim të celularit, gjatë drejtimit të automjetit. Gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, shërbimet e Policisë Rrugore të Durrësit i bënë shenjë ndalimi, në rrugën “Martin Camaj”, automjetit me drejtues shtetasin A. F., 65 vjeç banues në Tiranë, i cili u kap duke përdorur celularin, gjatë drejtimit të automjetit.

Për të shmangur masën administrative për këtë shkelje, ai iu ka ofruar punonjësve të Policisë, 2000 lekë. Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për 65-vjeçarin, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

durrës 65-vjeçar policia

Sondazh

Poll