Aktualitet

Mot i keq lë Gramshin në errësirë, pezullohet mësimi dhe linjat e transportit

Sipas informacioneve paraprake, më të prekurit rezultojne shtatë fshatrat e njësisë administrative Kukur.

11 Nëntor 2025, 13:57 Nga E.d
Mot i keq lë Gramshin në errësirë, pezullohet mësimi
Foto ilustruse

GRAMSH- Qyteti i Gramshit ndodhet në errësirë prej më shumë se 24 orësh. Sipas informacioneve paraprake, më të prekurit rezultojne shtatë fshatrat e njësisë administrative Kukur. Kjo, pasi për shkak të motit të keq janë bllokuar rrugët dhe është dëmtuar rrjeti i energjisë elektrike.

Në kuadër të kësaj janë mbyllur shkollat dhe linjat e transportit publik, të cilat lidhin fshatrat me qytetin. Punonjësit e OSHE po punojnë për të rikthyer energjinë elektrike. Ndërkohë, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Gramsh po monitorojnë situatën, për shkak të rrezikut të shtuar nga prurjet e larta të ujit në zonat malore./Dosja.al

gramsh moti errësirë

Sondazh

Poll