Sport

Nagelsmann kritikon trajnerin Arne Slot për performancën e Florian Wirtz te Liverpool…

Pas një fillimi të vështirë të sezonit te Liverpooli, Florian Wirtz nuk po “përdoret” siç duhet nga Arne Slot, sipas trajnerit të kombëtares gjermane Julian Nagelsmann.

11 Nëntor 2025, 14:30 Nga DOSJA

Nagelsmann kritikon trajnerin Arne Slot për performancën e Florian

GJERMANI - Kur u pyet në një konferencë për shtyp të hënën në lidhje me performancën e Florian Wirtz, Julian Nagelsmann nuk e fajësoi lojtarin e Liverpoolit, por më tepër trajnerin e tij.

Sipas trajnerit të kombëtares gjermane, Wirtz po keqpërdoret nga Arne Slot te Liverpooli: "E pashë ndeshjen mbrëmë (të dielën), është e vështirë për Flo-n të ketë një ndikim të tillë kur trajneri nuk di si ta përdorë atë." 

Reagimi i tij pasoi humbjen 3-0 të Liverpoolit ndaj Manchester Cityt, një ndeshje në të cilën numri 10 i Reds ishte praktikisht i padukshëm (9 humbje topi, 0 gjuajtje në portë dhe 1 driblim i suksesshëm).

Ende në kërkim të golit të tij të parë këtë sezon, Wirtz ka dhënë vetëm 3 asiste në 16 ndeshje për klubin e tij të ri. 22-vjeçari gjerman po përballet me kritika të ashpra në Angli, si në shtyp ashtu edhe në rrjetet sociale.

Kur një lojtar kushton kaq shumë (135 milionë euro nga Bayer Leverkusen), barra e transferimit mund të jetë e vështirë për t’u përballuar, siç shpjegon Nagelsmann:

“Ne të gjithë e dimë se çfarë është i aftë të bëjë ai. Është krejtësisht normale që një lojtar i moshës së tij të kalojë një rënie të lehtë në formë.”

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll