Sport

Trajneri i Serbisë ka ende besim: “Shkojmë në Angli për një rezultat historik”…

Trajneri i Serbisë, Veljko Paunoviç, ka ende besim se llogaritë në grupin K të eliminatoreve të Botërorit, ku bën pjesë edhe Kombëtarja shqiptare, nuk janë mbyllur.

11 Nëntor 2025, 10:30 Nga DOSJA

Trajneri i Serbisë ka ende besim: “Shkojmë në Angli

SERBI - Në konferencën për shtyp, trajneri i ri, i zgjedhur pas shkarkimit të Dragan Stojkoviçit, shpreson që në Wembley përballë Anglisë të ndodhë mrekullia.

“Ne do të shkojmë në Wembley me synime të qarta. Nuk do të jemi aty vetëm për të parë madhështinë e atij stadiumi, por për ta bërë mbrëmjen magjike. Dua që ndeshja e fundit në grup të jetë një finale e vërtetë për ne. Djemtë kanë besim se mund të marrim rezultat pozitiv për Botërorin”, tha trajneri serb.

Ai gjithashtu publikoi listën e futbollistëve për duelin me “Tre Luanët”, ku vihet re rikthimi i disa lojtarëve të rëndësishëm, por edhe mungesa e kapitenit Mitroviç për shkak të dëmtimit.

Serbia ndodhet në vendin e tretë në grupin K, me 10 pikë, një më pak sesa Shqipëria.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll