Aktualitet

Tentoi të hynte në një banesë e cila nuk ishte e tij dhe pengua në kangjellat e murit rrethues, ndërron jetë  45-vjeçari në Maliq

Sipas informacioneve paraparke bëhet me dije se 45-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tentuar të hy në oborrin e një banese, e cila nuk ishte e tij.

11 Nëntor 2025, 09:35 Nga E.d
Tentoi të hynte në një banesë e cila nuk ishte e tij dhe
Foto ilustruse

MALIQ- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshtain Plasë të Maliqit, ku një 45-vjeçar ka humbuur jetën. Sipas informacioneve paraparke bëhet me dije se 45-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tentuar të hy në oborrin e një banese, e cila nuk ishte e tij.

Si pasojë e tentativës, bluza e tij ka ngecur tek kangjellat rrethuese të banesës, çka dhe dyshohet se ka sjellë mbytjen aksidentale. Polica ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ndërsa po heton më shumë mbi rastin dhe rrethanat e vdekjes së tij./Dosja.al

maliq aksident policia

Sondazh

Poll