Aktualitet

"Nuk kam konflikte me askënd"/ Reagon pronari i biznesit i cili u përfshi nga flakët në Vlorë: Personi në kamera është i dukshëm, dëmi është i madh

Gjatë një deklarate për mediat, pronari i mobilersisë Edi Aliko u shpreh se personi, i cili ka vendosur zjarrin është i dukshëm në kamerat e sigurisë.

11 Nëntor 2025, 09:20 Nga E.d
"Nuk kam konflikte me askënd"/ Reagon pronari i biznesit i cili u
Edi Aliko

VLORË- Pronari i biznesit, i cili u përfshi nga flakët në Vlorë ka deklaruar se nuk ka konflikte me asnjë njeri dhe se nuk është një njeri konfliktual. Gjatë një deklarate për mediat, pronari i mobilerisë Edi Aliko u shpreh se personi, i cili ka vendosur zjarrin është i dukshëm në kamerat e sigurisë.

Aliko tha se dëmi i shkaktuar shkon në shumën 3 milionë lekë të reja. Në fund, ai deklaroi se me personat që punon dhe bashkëpunon nuk ka asnjë lloj dyshimi.


“Unë nuk kam ndonjë konflikt dhe nuk jam njeri konfliktual, jam shumë paqësor. Ja lë drejtësisë këtë shërbim, i cili është i detyruar ta bëjë, sepse kamerat janë aty, personi është i dukshëm dhe mendoj se shumë shpejt do të zbardhet ngjarja. Dëmi duhet të shkoj 3 milionë lekë të reja. Unë nuk kam konflikte dhe prandaj Ja kam lënë edhe drejtësisë. Me njerëzit që punoj dhe bashkëpunoj nuk kam asnjë lloj dyshimi”, tha ai./Dosja.al

vlora zjarr biznes edi aliko

Sondazh

Poll