Aktualitet

Përfshihet nga flakët një biznes në Vlorë, dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00.

11 Nëntor 2025, 08:34 Nga E.d
Përfshihet nga flakët një biznes në Vlorë, dyshohet se
Foto ilustruse

VLORË- Një incident ka ndodhur në qytetin bregdetar të Vlorës. Një biznes i tipit mobileri është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, rreth orës 03:00.

Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. 

Zjarrfikësja ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në zona rreth saj. Policia po heton më shumë mbi rastin dhe shkaqet e zjarrit, ndërsa dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme./Dosja.al

 

 

zjarr vlora biznes

Sondazh

Poll