Aktualitet

Çmontohet banda e drogës në Itali/ Arrestohen tre shqiptarë, sekuestrohet droga dhe 44 mijë euro

Ata u arrestuan nga autoritetet italiane, pasi u kapën në flagrance duke shkëmbyer lëndë narkotike.

10 Nëntor 2025, 20:32 Nga E.d
Çmontohet banda e drogës në Itali/ Arrestohen tre
Foto ilustruse

ITALI- Tre shqiptarë janë arrestuar në Itali. Ata u arrestuan nga autoritetet italiane, pasi u kapën në flagrance duke shkëmbyer lëndë narkotike. Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi 20 kilogramë hashash, si dhe 44,500 euro. Më pas kontrolloi edhe apartamentin e tyre, ku dhe gjeti një shqiptar tjetër në banesë. Atij iu gjet 1 kilogram marijuanë, 179.66 gramë hashash, materiale paketimi për drogë dhe 1,000 euro.

Njëri prej tyre ishte i dënuar më parë për vepra penale, që lidhen me drogën. Autoritetet italiane thanë se shqiptarë u arrestuan me akuzën e posedimit, me qëllim shpërndarjen e narkotikëve. Për dy prej tyre gjyqtari urdhëroi masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa tjetrin u caktua arrest shtëpiak me aplikimin e një byzylyku ​​elektronik.

Bastisja vijoi në apartamentin që shërbente si bazë logjistike e grupit. Brenda, u gjet bashkëpunëtori i tretë, një 44-vjeçar shqiptar me precedentë penalë për trafik droge. Në ambientet e banesës, policia zbuloi dhe sekuestroi 1 kilogram marijuanë, rreth 200 gramë hashash, si dhe materiale për paketim.

Të tre personat u arrestuan dhe u dërguan në burgun “Dozza” në Bolonjë, në dispozicion të autoriteteve gjyqësore. Pas seancës për vlefshmërinë e arrestit, Gjykata e Hetimeve Paraprake vendosi që dy prej tyre, të lindur në vitet 1981 dhe 1991, të qëndrojnë në paraburgim, ndërsa 20-vjeçari, i lindur në 2005, u vendos në arrest shtëpiak me byzylyk elektronik./Dosja.al

44 mijë euro 20 kilogramë hashash itali

Sondazh

Poll