"Fundi i historisë mbetet për tu shkruar"/ Sarkozi reagon për herë të parë pasi doli nga burgu: Ligji u zbatua, e vërteta do të triumfojë
Sarkozy falënderoi ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani e ktheu vëmendjen te përgatitja për apelin.
FRANCË- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy ka reaguar për herë të parë, pas lirimit nga burgu të hënën pasdite. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sarkozy falënderoi ata që e kanë mbështetur gjatë gjithë kësaj kohe dhe tani e ktheu vëmendjen te përgatitja për apelin.
“E vërteta do të triumfojë. Është diçka e qartë që jeta na mëson. Në momentin kur të rifitoj lirinë time dhe familjes sime, dua t’u them të gjithë atyre që më shkruan, më mbështetën dhe më mbrojtën sa mirënjohës jam ndaj tyre. Mijëra shprehje mbështetjeje më kanë tronditur dhe më kanë dhënë forcën për të duruar këtë përvojë të vështirë”, tha ish-presidenti francez.
Ai shtoi se tani fokusi i tij është përgatitja e apelimit: Ligji është zbatuar. Tani do të përgatitem për apelin. Energjia ime është përqendruar ekskluzivisht në vërtetimin e pafajësisë sime. E vërteta do të triumfojë. Është diçka e qartë që jeta na mëson. Ajo që mbetet është të shkruajmë fundin e historisë.
Nicolas Sarkozy u lirua nga burgu pasi një gjykatë në Paris vendosi që ai mund të lirohet ndërsa ai apelon kundër dënimit të tij për komplot për të mbledhur fonde nga Libia. Sarkozi u dërgua në burg më 21 tetor pasi u shpall fajtor në shtator për konspiracion kriminal lidhur me përpjekjet e ndihmësve të ngushtë për të siguruar fonde për kandidaturën e tij presidenciale të vitit 2007 nga udhëheqësi i ndjerë libian Muamar Gadafi.
Prokurorët kërkuan që Sarkozy të lirohej nën kontroll gjyqësor, me kufizime se kë mund të kontaktojë. Gjykata përcaktoi gjithashtu se Sarkozisë i ndalohet të kontaktojë persona të përfshirë në çështjen e tij, si dhe Ministrin aktual Francez të Drejtësisë, Gerald Darmanin, i cili u vu nën vëzhgim publik për vizitën që i bëri Sarkozisë në burg në tetor./Dosja.al
Au moment où je retrouve ma liberté et ma famille, je veux dire à toutes celles et ceux qui m’ont écrit, soutenu, défendu, combien je leur en suis reconnaissant. Vos milliers de témoignages m’ont bouleversé et donné la force de supporter cette épreuve.
— Nicolas Sarkozy (@NicolasSarkozy) November 10, 2025
Le droit a été appliqué.…
Sondazh
"Ndjesë për këtë gabim"! Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021, BBC i kërkon falje Trump-it: Montazhi dha përshtypjen e një thirrjeje për dhunë
Donald Trump BRITANI E MADHE- BBC ka publikuar sot një letër zyrtare ku kërkon falje për editimin e një fjalimi të Donald Tru...
Redaktimi i fjalimit për ngjarjen e 6 janarit 2021/ Trump kërcënon BBC-në me padi: 1 miliard dollarë dëmshpërblim
Donald Trump SHBA- Donald Trump kërcënoi të padisë BBC, duke kërkuar 1 miliard dollarë dëmshp&e...
Senati amerikan miratoi marrëveshjen për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë/ Analiza e DW: Çfarë pritet të ndodhë më tej?
foto ilustruese SHBA- Qeveria e SHBA ka mbyllur aktivitetet që nga 1 tetori, pasi Demokratët refuzuan të mbështesn...
"Do të pres kokën pa asnjë hezitim”/ Diplomati kinez kërcënon kryeministren japoneze për shkak të komenteve në Tajvan
Foto ilustruse JAPONI- Tokio ka paralajmëruar për një protestë të madhe. Kjo pasi një diplomat kinez kërcënoi se do...
Vetëm 20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy lirohet me kusht, Gjykata: Do të presi vendimin e Apelit në liri
Nicolas Sarkozy FRANCË- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të lirohet nga burgu pasi një gjykatë në Paris vendosi të h...
"Makthe, kërcënime me jetë..." Nicolas Sarkozy kërkon lirimin nga burgu! Merret sot vendimi për ish-presidentin francez
Sarkozy FRANCA- Lirimi nën mbikëqyrje gjyqësore i Nicolas Sarkozy-t, i cili ndodhet në burg prej 20 ditësh, u propo...
Ngërçi rekord në kohëzgjatje duket se po merr fund! BBC: Tre mësime nga marrëveshja e mbylljes së SHBA-së
Foto ilustruese SHBA- Me një votim dypartiak në Senat për të miratuar financimin e qeverisë federale që tashmë ësht...
"Do të luftojmë me gjithë fuqinë tonë...", Kjo ishte VIDEO e montuar e fjalimit të Trump që çoi BBC në kaos total! "Detyroi" dy drejtorët kryesorë të jepnin dorëheqjen
Foto ilustruese SHBA- BBC është në trazira pasi një videomontazh i një fjalimi të Donald Trump u modifikua për ta b...
Del "bllof" presidenti amerikan! Bie poshtë deklarata e Trump, studimi i ri e KONFIRMON: Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë nuk lidhet me autizmin tek fëmijët
Foto ilustruese SHBA- Sipas një studimi të madh në revistën shkencore britanike BMJ, nuk ka prova, bazuar në të dhë...
"A duhet të kesh frikë nga Donald Trump?", Zelensky intervistë për The Guardian: Nuk kam frikë nga asnjë udhëheqës, jemi miq me SHBA! Pas sulmeve ruse, fiken dritat dy herë gjatë xhirimeve
Foto ilustruese UKRAINA- Vlodymyr Zelenskyy ka thënë se nuk ka “frikë” nga Donald Trump ndryshe nga udhëheqësit e tjer...
