Vetëm 20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy lirohet me kusht, Gjykata: Do të presi vendimin e Apelit në liri
Nicolas Sarkozy FRANCË- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të lirohet nga burgu pasi një gjykatë në Paris vendosi të h...
Përmes një postimi në X, konsulli i përgjithshëm kinez në Osaka, Xue Jian kërcënoi se do t'ia priste kokën pa asnjë hezitim, kryeministres japoneze.
JAPONI- Tokio ka paralajmëruar për një protestë të madhe. Kjo pasi një diplomat kinez kërcënoi se do t'i priste kokën kryeministres japoneze, për shkak të deklaratave të saj në lidhje me Tajvanin. Përmes një postimi në X, konsulli i përgjithshëm kinez në Osaka, Xue Jian kërcënoi se do t'ia priste kokën pa asnjë hezitim, kryeministres japoneze.
"A jeni gati për këtë ?" shkroi diplomati kinez, pa përmendur kryeministrin japonez Sanae Takaichi me emër, por duke e shoqëruar postimin e tij me një artikull në lidhje me një fjalim që Takaichi mbajti në parlament të premten. Mediat e huaja shkruajnë se kryeministrja e Japonisë ka thënë se sulmet e armatosura ndaj Tajvanit, mund të justifikojnë dërgimin e forcave ushtarake japoneze. Kjo sipas një ligji për vetëmbrojtje kolektive të miratuar në vitin 2015, për të mbrojtur ishullin, i cili pretendohet nga Pekini dhe është nën presion në rritje ushtarak dhe diplomatik kinez.
“Nëse një gjendje e jashtëzakonshme në Tajvan përfshin vendosjen e anijeve luftarake dhe përdorimin e forcës, kjo mund të përbëjë një kërcënim për mbijetesën e Japonisë, pavarësisht se si e shikoni", tha kryeministri konservator japonez, i cili mori detyrën më 21 tetor.
Nga ana e saj, Takaichi i tha parlamentit të hënën se nuk kishte ndërmend të tërhiqte deklaratat e saj dhe këmbënguli se ato ishin në përputhje me qëndrimin e mëparshëm të Tokios. Megjithatë, ajo theksoi se tani do të përmbahej nga referimi i qartë i skenarëve specifikë. Kur u pyet për deklaratën e konsullit, Ministria e Jashtme e Kinës tha se Tajvani është një pjesë integrale e territorit kinez.
"Kina i kërkon fuqimisht Japonisë të reflektojë mbi përgjegjësinë e saj historike në lidhje me çështjen e Tajvanit dhe të ndalojë së dërguari mesazhe të gabuara forcave separatiste të Tajvanit. Vetëmbrojtja kolektive parashikohet në një ligj jopopullor të vitit 2015, që në teori u lejon ushtarëve japonezë të mbështesin një aleat në rrezik në një konflikt jashtë vendit, me kusht që të ketë një kërcënim të qartë për mbijetesën e tij", tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Lin Jian në një konferencë për shtyp./Dosja.al
Nicolas Sarkozy FRANCË- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të lirohet nga burgu pasi një gjykatë në Paris vendosi të h...
Sarkozy FRANCA- Lirimi nën mbikëqyrje gjyqësore i Nicolas Sarkozy-t, i cili ndodhet në burg prej 20 ditësh, u propo...
Foto ilustruese SHBA- Me një votim dypartiak në Senat për të miratuar financimin e qeverisë federale që tashmë ësht...
Foto ilustruese SHBA- BBC është në trazira pasi një videomontazh i një fjalimi të Donald Trump u modifikua për ta b...
Foto ilustruese SHBA- Sipas një studimi të madh në revistën shkencore britanike BMJ, nuk ka prova, bazuar në të dhë...
Foto ilustruese UKRAINA- Vlodymyr Zelenskyy ka thënë se nuk ka “frikë” nga Donald Trump ndryshe nga udhëheqësit e tjer...
Foto ilustruese SHBA- Një marrëveshje që synon t’i japë fund mbylljes së qeverisë amerikane është miratuar n&...
Foto nga vendngjarja SLLOVAKI- Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Sllovaki, ku dy trena janë p&eu...
Foto ilustruese SHBA- Drejtori i Përgjithshëm i BBC-së, Tim Davey, ka dhënë dorëheqjen pas kritikave se një do...
Foto ilustruse SPANJË- Tre persona kanë humbur jetën në Spanjë. Ata ndërruan jetë në aksidente të ndyshme, t&e...