Bota

Vetëm 20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy lirohet me kusht, Gjykata: Do të presi vendimin e Apelit në liri

Ai u dënua për përfshirjen e tij në një skemë për të financuar fushatën e tij presidenciale të vitit 2007  me fonde  nga Libia në këmbim të favoreve diplomatike.

10 Nëntor 2025, 13:56 Nga I.A
Vetëm 20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy lirohet me kusht, Gjykata:
Nicolas Sarkozy

FRANCË- Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të lirohet nga burgu pasi një gjykatë në Paris vendosi të hënën se ai mund të lirohet në pritje të një apeli për dënimin e tij për konspiracion kriminal. Ai u dënua për përfshirjen e tij në një skemë për të financuar fushatën e tij presidenciale të vitit 2007  me fonde  nga Libia në këmbim të favoreve diplomatike.

Duke folur para gjykatës të hënën nëpërmjet një videolidhjeje, ai tha se 20 ditët e tij në burg kishin qenë “shumë të vështira”.  Sarkozi tha se nuk do të përpiqet të largohet nga vendi ose t'i shmanget rigjykimit të tij, i cili sipas avokatit të tij pritet të zhvillohet në mars.

"Të ikësh nga drejtësia do të thoshte të pranosh fajësinë. Nuk do ta pranoj kurrë atë që nuk kam bërë," tha ai.

Prokurorët hapën rrugën për lirimin e Sarkozisë duke mbështetur kërkesën më herët të hënën, duke përmendur historikun e tij të paraqitjes në gjykatë dhe bashkëpunimin me hetimet e policisë. Prokurorët kërkuan që Sarkozy të lirohej nën kontroll gjyqësor, me kufizime se kë mund të kontaktojë. 

Gjykata përcaktoi gjithashtu se Sarkozisë i ndalohet të kontaktojë persona të përfshirë në çështjen e tij, si dhe Ministrin aktual Francez të Drejtësisë, Gerald Darmanin, i cili u vu nën vëzhgim publik për vizitën që i bëri Sarkozisë në burg në tetor./Dosja.al

nicolas sarkozy

Sondazh

Poll