Bota

Deti i trazuar u merr jetën tre personave në Spanjë, autoritetet bëjnë thirre të shamngen zonat rreth plazheve dhe brigjeve

Ata ndërruan jetë në aksidente të ndyshme, të shkaktuara nga deti i trazuar rreth Tenerife në Spanjë.

9 Nëntor 2025, 20:05 Nga E.d
Deti i trazuar u merr jetën tre personave në Spanjë, autoritetet
Foto ilustruse

SPANJË- Tre persona kanë humbur jetën në Spanjë. Ata ndërruan jetë në aksidente të ndyshme, të shkaktuara nga deti i trazuar rreth Tenerife në Spanjë. Një helikopter shpëtoi një burrë që ra në ujë në bregun e plazhit La Huanchaca, por viktima ndërroi jetë për shkak të plagëve të rënda. Mediat e huaja shkruajnë se trupi i një burri u gjet duke lundruar pranë plazhit të El Campejo, në jug të ishullit. Ekipet e shpëtimit dhe shërbimet e emergjencës u përpoqën ta shpëtonin, por ai u shpall i vdekur.

Gjithashtu, një valë e madhe në Puerto de la Cruz, në veri të Tenerife-s, përfshiu 10 persona në det. Policia dhe kalimtarët arritën të mbledhin grupin, por një grua që pësoi një atak në zemër ndërroi jetë në moment. Nëntë persona të tjerë u plagosën, tre prej të cilëve janë në gjendje të rëndë dhe janë dërguar në spital. Ishujt Kanarie mbeten në gatishmëri të lartë për shkak të situatës së rrezikshme në brigjet e tyre. Autoritetet i kanë bërë thirrje popullsisë të shmangë frekuentimin e plazheve ose brigjeve dhe të ndjekë udhëzimet e shërbimeve të emergjencës./Dosja.al

tre viktima spanjë plazh

Sondazh

Poll