Sport

Tragjedi në stadium… një tifoz humb jetën në tribunë, ndërpritet ndeshja!

Vdekja u njoftua në pushimin e pjesës së pare në ndeshjen e kategorisë së dytë midis Ceutës dhe Almerias, gjyqtari e anuloi ndeshjen

10 Nëntor 2025, 08:00 Nga DOSJA

Tragjedi në stadium… një tifoz humb jetën në

SPANJE - Një ndeshje futbolli midis Ceutës dhe Almerias në divizionin e dytë të ligës spanjole u ndërpre të dielën, pasi një tifoz humbi jetën në tribunë.

Mediat spanjole thanë se një tifoz 73-vjeçar i Ceutës vdiq pasi u sëmur në tribunë. Liga spanjole e konfirmoi vdekjen.

Arbitri e ndaloi ndeshjen rreth minutës së 20-të, ndërsa mjekët u thirrën në tribuna për të ndihmuar tifozin. Loja rifilloi më shumë se 10 minuta më vonë, pasi tifozi u nxorr me barelë.

Vdekja u njoftua në pushimin e pjesës së parë dhe gjyqtari e anuloi ndeshjen. Një datë e re për ndeshjen nuk u njoftua menjëherë nga liga spanjole.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll