Sport

VIDEO / Elbasani thyen kampionët në fuqi dhe i bashkohet Vllaznisë në krye

Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi Tsague në minutën e 66-të të takimit.

9 Nëntor 2025, 19:03 Nga DOSJA
VIDEO / Elbasani thyen kampionët në fuqi dhe i bashkohet

ELBASAN - Elbasani dhe Egnatia u përballën sot në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-0, në favor të vendasve.

Golin e vetëm të kësaj sfide, e shënoi Tsague në minutën e 66-të të takimit. Ndërkohë që në të 47-tën, vlen të theksohet se rrogozhinasit mbetën me 10 lojtarë, për shkak se Jaime u ndëshkua me karton të kuq.


Kështu, “verdheblutë” shkojnë në kuotën e 23 pikëve në vendin e dytë, po aq sa Vllaznia kryesuese. Në krahun tjetër, me 19 pikë, Egnatia mban vendin e 3-të në tabelën e renditjes.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll