Sport

VIDEO / 100 minuta lojë në “Niko Davana”, Partizani përmbys Teutën 2-3!

Partizani ka siguruar një fitore të çmendur me shifrat 3-2 me një përmbysje të pabesueshme kundër Teutës në Durrës në ndeshjen e cikla dukej sikur nuk do të mbyllej kurrë pas 100 minutash.

9 Nëntor 2025, 19:10 Nga DOSJA
VIDEO / 100 minuta lojë në “Niko Davana”, Partizani

DURRES - Partizani ka siguruar një fitore të çmendur me shifrat 3-2 me një përmbysje të pabesueshme kundër Teutës në Durrës në ndeshjen e cikla dukej sikur nuk do të mbyllej kurrë pas 100 minutash. Durrsakët e mbyllën pjesën e parë në avantazh, pasi krijuan raste dhe gjetën dy herë rrugën e rrjetës.


Maçolli në minutën e 32-të zhbllokoi ndeshjen ndërkohë që Toli në të 42-n vulos avantazhin në 2-0 për skuadrë e Dobit e cila shkon me këto shifra në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të 45 minutave.


Gjithçka ndryshoi në pjesën e dytë, pasi trajneri Kërnaja vendosi të hidhte në fushë lojtarët e ekipit B, Kontreras dhe Kola.


Të kuqtë u ngjallën dhe ishte Kontreras ai i cili shënoi brenda pak minutash dy herë për të rihapur ndeshjen, ndërsa durrsakët kishin gabuar penallti me Zelën.


Kontreras më pas la fushën e lojës me të kuq dhe ndërsa Teuta kërkonte avantazhin, ai erdhi për Partizanin që fitoi penallti dhe e realizoi me Tomën, duke regjistruar përmbysjen që i dha tre pikë të arta për moralin dhe klasifikimin.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll