Politike

Vijon procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Beratit! Ervin Ceca "udhëheq" garën, kryeson me 356 vota në 3 kutitë e para

Në VNV-66 procesi ende nuk ka nisur, ndërsa sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, numërimi zyrtarisht pritet të fillojë në orën 22:00.

9 Nëntor 2025, 22:29 Nga M.L
Vijon procesi i numërimit të votave në Bashkinë e Beratit!
Foto ilustruese

BERAT- Ka nisur numërimi i votave në një nga dy vendvotimet e numërimit në Bashkinë e Beratit, ku janë gjithsej 116 kuti për t’u numëruar. Në VNV-66 procesi ende nuk ka nisur, ndërsa sipas njoftimit të kreut të KQZ-së, numërimi zyrtarisht pritet të fillojë në orën 22:00.

Nga 116 kutitë në total, janë numëruar 3 kuti deri tani, me rezultat: Ervin Ceca nga Partia Socialiste ka marrë 356 vota, ndërsa kandidati i pavarur Pavlo Shkrapa 55 vota.

bashkia e beratit zgjedhjet e pjesshme lokale

Sondazh

Poll