Politike

Vlora "nën pushtetin" e Partisë Socialiste! Kandidati i pavarur Gjergj Nika mësyn në qendrën e votimit: Edhe pse do fitoni...

Ai iu drejtua numëruesve, duke theksuar se Vlora nuk mund të qeveriset me një pjesëmarrje kaq të ulët të votuesve.

9 Nëntor 2025, 22:22 Nga M.L
Vlora "nën pushtetin" e Partisë Socialiste! Kandidati i
Gjergj Nika në qendrën e votimit

VLORAKandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, Gjergji Nika, shkoi sot në KZAZ-në nr.85, ku u numërua kutia e parë e votimit. Ai iu drejtua numëruesve, duke theksuar se Vlora nuk mund të qeveriset me një pjesëmarrje kaq të ulët të votuesve.

“Edhe pse do fitoni, nuk qeveriset Vlora me 6% të votave në qytet. 6-7% të 173 mijëve. Kanë rënë zgjedhjet, pavarësisht se u shqyen”, tha kandidati i pavarur.

Theksojmë se pjesëmarrja në këtë proces zgjedhor në Vlorë ishte më e ulëta nga pesë bashkitë ku u zhvilluan zgjedhjet, vetëm 12.54%.

gjergji nika bashkia e vlores zgjedhjet e pjesshme

Sondazh

Poll