Bota

Rusia në “errësirë”, 20 mijë banorë pa energji elektike, pas sulmeve në Ukrainë

Autoritetet lokale ruse thanë se kjo ka ndodhur, një ditë pas bombardimeve masive ruse në Ukrainë.

9 Nëntor 2025, 14:54 Nga E.d
Rusia në “errësirë”, 20 mijë banorë pa
Foto ilustruse

RUSI- Dy rajone ruse në kufi me Ukrainën po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike, ku rreth 20 mijë banorë kanë mbetur pa energji, pas sulmeve ukrainase në infrastrukturën energjetike. Autoritetet lokale ruse thanë se kjo ka ndodhur, një ditë pas bombardimeve masive ruse në Ukrainë. Mediat e huaja shkruajnë se guvernatori Vyacheslav Gladkov, tha në një postim në Telegram se rrjeti i energjisë elektrike dhe i ngrohjes është dëmtuar rëndë në rajonin e Belgorodit.

“Disa rrugë janë prekur nga problemet e furnizimit me energji elektrike Më shumë se 20,000 banorë janë pa energji elektrike. Në rajonin e Kurskut, gjithashtu në kufirin me Ukrainën, një zjarr shpërtheu në një nga objektet energjetike në fshatin Korenevo, duke lënë 10 komunitete pa energji elektrike”, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov.

Gjithashtu në Voronezh, në Rusinë jugperëndimore, një sulm me dron ukrainas gjatë natës shkaktoi probleme të përkohshme me energjinë elektrike dhe ngrohjen në qytet. Masat e sigurisë të marra nga autoritetet çuan në ndryshime të shkurtra të temperaturës në sistemin qendror të ngrohjes në disa shtëpi dhe ndërprerje të vogla të energjisë elektrike në pjesë të qytetit. Ukraina ende nuk ka komentuar për këtë çështje.

Kievi ka shtuar sulmet me dronë dhe raketa brenda Rusisë, duke goditur rafineritë e naftës, depot dhe qendrat e furnizimit. Moska i quan sulmet terroriste, ndërsa Kievi thotë se ato janë vetëmbrojtje legjitime në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Të shtunën, Rusia nisi sulme masive në rrjetet e energjisë elektrike, gazit dhe hekurudhore të Ukrainës. Sulmi shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të konsiderueshme në termocentralet ukrainase dhe vrau shtatë persona, sipas zyrtarëve ukrainas./Dosja.al

rusi ukrainë sulme

Sondazh

Poll