Bota

Mbytet një varkë me 90 emigrantë në Malajzi, një i vdekur dhe dhjetëra të zhdukur

Si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person.

9 Nëntor 2025, 13:41 Nga E.d
Mbytet një varkë me 90 emigrantë në Malajzi, një i
Foto ilustruese

MAJAJZI- Një varkë e cila po lundronte në ujërat pranë kufirit Malajzi-Tajlandë, është fundosur. Si pasojë e kësaj ka humbur jetën një person. Në varkë ndodheshin 90 emigrantë, ku dhjetra prej tyre janë zhdukur, ndërsa kërkimet për gjetjen e tyre kanë filluar.

Mediat e huaja shkruajnë se operacionet e kërkim-shpëtimit kanë shpëtuar deri më tani gjashtë persona. Sipas autoritetetve malajzeze varka po transportonte emigrantë drejt vendeve të tjera. Shefi i policisë në shtetin verior të Kentit, Anjli Abu Sa, ka thënë se varka u zbulua tre ditë më parë, ndërsa po transportonte një numër të lartë emigrantësh. Shtetësia e viktimës nuk është zbuluar ende, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur më shumë rastin tragjik, i cili i mori jetën një personi./Dosja.al

malajzi viktima varkë

Sondazh

Poll