7 Nëntor 2025, 11:16
Nga DOSJA
TIRANE - Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është shfaqur sot para mediave për të shpjeguar listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet me Andorrën dhe Anglinë, vendimtare për kualifikueset e Botërorit 2026.
Tekniku ka shpjeguar para mediave zgjedhjet e tij, teksa ka detajuar edhe planin dhe pritshmëritë që ka për ekipin për këto dy sfida që mund të hapin rrugën drejt pjesëmarrjes historike në play-off të Botërorit 2026.
“Për pak kohë bëhen 3 vite qëkur kam marrë drejtimin e Kombëtares. Jemi ende në lojë për të shkuar në Play off. Kemi dy ndeshje të rëndësishme përpara dhe nuk është momenti ynë për të marrë lojtarët që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk mund të zgjedhim 40 lojtarë. Cili është lojtari dhe golashënuesi më i mirë me Kombëtaren në këto kohët e fundit? Është Bajrami me 7 gola dhe Asani me 6 gola. Tani është momenti për të vlerësuar lojtarët që kam grumbulluar.
Do të jetë një ndeshje e vështirë. Unë e respektoj Andorrën si kundërshtar. Ishte një ndeshje e vështirë mes Andorrës dhe Serbisë. Do të jetë një ndeshje e vështirë dhe për ne. Ata mbrohen shumë e luajnë me shpirt. Nuk bëjmë llogari në këtë momente. Kemi bërë një ecuri të mirë. Kemi vetëm një humbje me Anglinë. E dimë që do të jetë një ndeshje e vështirë."
MEDON BRISHA - Sa më shumë të luajë Medon Berisha, aq më mirë për ne. Më pëlqen shumë si lojtar. E kemi marrë në Europian për të fituar eksperiencën dhe të ndihmojë Kombëtaren. Ka disa limite me ndryshimet gjatë ndeshjeve, madje edhe në miqësore. Është në një moment të mirë me klubin e tij. Gripshi më pëlqeu me Jordaninë. Është inteligjent dhe ka mundësi për të shënuar. Ai ka 15 ditë që është me pushime. Ne na duhen lojtarë që momentalisht po stërviten. Nuk kam kohë të mendojmë për grumbullimet e tjera, por vetëm për ndeshjet me Andorrën e Anglinë.
ISMAJLI - Rikthimi i Ismajlit, jam tepër i lumtur. Kishte një dëmtim, por tashmë e ka lënë pas. Sa i përket Tucit, është një lojtar që ka luajtur dy ndeshje në Nations League. Pati një transferim, por humbi kohë sepse ishte i dëmtuar. Është një lojtar që natyralisht është në rolin e trekuartistit, por transformohet në një sulmues qendre. Është një opsion ekstra sepse të jep mundësi të shënojë gol.
MINUTAT E LOJTAREVE - Kriteri ka qenë gjithmonë i tillë. Nuk grumbullojmë një lojtar që mund të luajë 10 ndeshje me Realin. Dua të bëj një paralelizëm me Rey Manajn. Ai humbi një penallti kundër Serbisë dhe të gjithë thanë që nuk duhej grumbulluar më. Pas 97 ditësh u kthye në hero. Ai është një lojtar shumë i mirë. Bajrami nuk luan por është golashënuesi më i mirë që kemi. Duhet të fusim lojtarë që e përfaqësojnë më së miri fanellën e Shqipërisë. Këta lojtarë na japin besim. Ky ka qenë kriteri. Kemi bërë disa ndryshime gjatë këtyre tre vite.
B.T (Dosja.al)
Sport
7 Nëntor 2025, 11:13
I.A
TIRANË- Volejbollistja braziliane Nayara Ferreira ka deklaruar se vendimi i Federatës Shqiptare të Volejbollit (FSHV) për t’i bë...
Sport
7 Nëntor 2025, 11:00
ZVICER - Sezoni i jashtëzakonshëm i Barcelonës vitin e kaluar po shpërblehet me nominime për çmime individuale. ...
Sport
7 Nëntor 2025, 10:38
SHBA - Dramë në futbollin amerikan, pasi Marshawn Kneeland, mbrojtësi i Dallas Cowboys, u gjet i vdekur në periferi të...
Sport
7 Nëntor 2025, 10:30
ITALI - Roberto Mancini është gati të rikthehet në stolin e trajnerit, por jo në Itali. Pas javësh thashethemesh dhe k...
Sport
7 Nëntor 2025, 10:07
TIRANE - Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, braziliani Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për d...
Sport
7 Nëntor 2025, 10:00
SPANJE - Fitorja 2-1 e Bayernit të Mynihut ndaj Paris Saint-Germain në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve UEFA, u udh&...
Sport
7 Nëntor 2025, 09:30
HOLANDE - Ajax ka vendosur ta shkarkojë Heitingën me efekt të menjëhershëm. Kontrata e trajnerit, e cila skadon më 30 qershor 20...
Sport
7 Nëntor 2025, 09:00
ANGLI - Policia britanike tha se gjashtë persona u arrestuan të enjten në mbrëmje përpara ndeshjes së futbollit të Aston Vi...
Sport
7 Nëntor 2025, 08:30
ITALI - Fiorentina dhe Paolo Vanoli kanë arritur një marrëveshje të plotë: trajneri do të jetë në qytet të premte...
Sport
7 Nëntor 2025, 08:00
FRANCE - Marcus Thuram u rikthye në fushë të mërkurën në minutën e 71-të të ndeshjes së Interit në Lig&...