Sport

Ja Shqipëria që do të sfidojë Andorrën dhe Anglinë për Kupën e Botës 2026…

Silvinjo zyrtarizon Kombëtaren kuqezi për dy ndeshjet e fundit kualifikuese ndaj Andorrës dhe Anglisë

7 Nëntor 2025, 10:07 Nga DOSJA

Ja Shqipëria që do të sfidojë Andorrën dhe Anglinë

TIRANE - Trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, braziliani Silvinjo ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Kupës së Botës 2026 ndaj Andorrës dhe Anglisë.

Tekniku kuqezi ka përzgjedhur këta 25 futbollistë:

Lista e plotë e Kombëtares:

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku, Indrit Tuci

Grumbullimi i Kombëtares nis të hënën, më 10 nëntor, në Barcelonë, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen ndaj Andorrës, e cila do të luhet më 13 nëntor në stadiumin “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45.

Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Ja Shqipëria që do të sfidojë Andorrën dhe Anglinë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll