Sport

Dramë në futbollin amerikan: 24-vjeçari kryen vetëvrasje pas ndjekjes nga policia

Mbrojtësi 24-vjeçar, Marshawn Kneeland, i Dallas Cowboys u gjet i vdekur, si pasojë e shkrepjes së një arme zjarri, në një periferi të Friscos.

7 Nëntor 2025, 10:38 Nga DOSJA

Dramë në futbollin amerikan: 24-vjeçari kryen vetëvrasje

SHBA - Dramë në futbollin amerikan, pasi Marshawn Kneeland, mbrojtësi i Dallas Cowboys, u gjet i vdekur në periferi të Friscos në moshën vetëm njëzet e katër vjeç.

Sipas policisë, i riu u gjet i vdekur me një plagë të shkaktuar vetë nga arma e zjarrit, pasi u përfshi në një ndjekje nga policia për një shkelje të rregullave të trafikut. Kneeland përplasi makinën e tij, iku në këmbë dhe më pas i mori jetën vetes. 

"Me trishtim të thellë, Dallas Cowboys njoftojnë ndarjen tragjike nga jeta të Marshawn Kneeland këtë mëngjes", thanë Dallas Cowboys në një deklaratë. "Marshawn ishte një shok skuadre i dashur dhe anëtar i ekipit tonë. Mendimet dhe lutjet tona për Marshawn janë me të dashurën e tij Catalina dhe familjen e tij."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll