Sport

VIDEO / Shaqiri është lokomotiva e Baselit, dy golat e shqiptarit i japin fitoren 3-1 zviceranëve

Sulmuesi shqiptar shënoi në dy golësh në këtë përballje me Baselin që pas kësaj fitoreje u ngjit në kuotën e 6 pikëve.

6 Nëntor 2025, 22:01 Nga DOSJA
VIDEO / Shaqiri është lokomotiva e Baselit, dy golat e shqiptarit i

ZVICER - Xherdan Shaqiri ishte njeriu i ndeshjes për Baselin në fitoren që skuadra zvicerane arriti ndaj skuadrës rumune të FCSB me rezultatin 3-1 në javën e katërt të Europa League.

Sulmuesi shqiptar shënoi në dy golësh në këtë përballje me Baselin që pas kësaj fitoreje u ngjit në kuotën e 6 pikëve.

Xherdan Shaqiri fillimisht shënoi në minutën e 18 me një 11 metërsh duke zhbllokuar rezultatin për skuadrën zvicerane në 1-0. Ndërsa në pjesën e dytë gjilanasi shënoi sërish, pikërisht në minutën e 74 duke i dhënë avantazhin 2-1 Baselit pas golit të barazimit të përkohshëm të FCSB.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll