Sport

Drita dhe Shkëndija, mbajnë me nder lart emrin e Shqipërisë, në Conference League!

Drita dhe Shkëndija shkëlqyen në ndeshjet e tyre të radhës në Conference Leage teksa mundën Shelbourne dhe Jagelonian. Skuadra kampione e Kosovës arriti t’i imponohej skuadrës irlandeze në shtëpinë e kësaj të fundit teksa e mundi 0-1.

6 Nëntor 2025, 23:04 Nga DOSJA
Drita dhe Shkëndija, mbajnë me nder lart emrin e Shqipërisë,

MAQEDONIA E VERIUT - Drita dhe Shkëndija shkëlqyen në ndeshjet e tyre të radhës në Conference Leage, teksa mundën Shelbourne dhe Jagelonian. Skuadra kampione e Kosovës arriti t’i imponohej skuadrës irlandeze në shtëpinë e kësaj të fundit duke e mundur 0-1.

Gjërat në këtë ndeshje u lehtësuan për Dritën pasi në minutën e 17-të skuadra e Shelbourne mbeti në inferioritet numerik pas ndëshkimit me karton të kuq të James Norris pas një faulli ndaj Almir Ajzeraj. Megjithatë 3 minuta më vonë, skuadra irlandeze iu afrua golit me Harry Wood që u ndal nga shtylla. Në minutën e 45-të ishte Drita që nuk pati fatin me vete pasi Rron Broja goditi traversën dhe pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0.

Në pjesën e dytë, Drita arriti të gjejë golin e avantazhit në minutën e 58-të pikërisht me Almir Ajzerajn. Historitë e kësaj ndeshjeje nuk ndryshuan më deri në fundin e takimit me Dritën që fitoi duke marrë 3 pikë që e ngjisin në vendin e 15 me 5 pikë. 

Një paraqitje të mire bëri edhe skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës që arriti t’i imponohej Jagellonias me rezultatin 1-0 deri në minutën e 100-të kur barazuan polakët duke i hequr nga dora nje fitore të rëndësishme dhe duke shvlerësuar golin e Latifit. Barazimi i parë për Shkëndijen në këtë kompeticion që e ngjit atë në kuotën e 4 pikëve.

Ndërkaq Dinamo e Zagrebit zhgënjeu në ndeshjen e radhës së Europa League. Skuadra kroate ku aktivizohet sulmuesi i kombëtares shqiptare, Arbër Hoxha u mund në shtëpi nga Celta Vigo me rezultatin 0-3. Në këtë ndeshje Hoxha ishte titullar, por nuk mundi dot të ndihmojë skuadrën e tij të evitonte humbjen.

Po në Europa League, Roma mori një fitore në transfertë ndaj Glasgow Rangers së Nedim Bajramit me rezultatin 2-0 me 2 gola të Matias Soule. Aston Villa mposhti Maccabi Tel Aviv 2-0, fitore të rëndësishmë mori edhe Real Betis ndaj Olympique të Lyon me rezultatin 2-0.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll