Sport

Përballje kuqezinjsh/ Super-Mario mund Rey Manajn në Championsin Aziatik…

Mitaj vjen në grumbullimin kuqezi në formë maksimale, mund Manajn në përballjen e Champions

6 Nëntor 2025, 19:18 Nga DOSJA

Përballje kuqezinjsh/ Super-Mario mund Rey Manajn në Championsin

ARABIA SAUDITE - Pas golit të tij të parë në Ligën Saudite, mbrojtësi kuqezi i Al Itihad, Mario Mitaj është kthyer jo vetëm në formacionin bazë, por edhe protagonist me paraqitet që po bën.

Pas një fillimi të vështirë me klubin e tij në këtë sezon, ku në disa raste përfundoi edhe në tribunë për shkak të numrit të të huajve, Mitaj tashmë duket se e ka bindur Conseisaon për të qenë titullar me skuadrën e tij.

Mbrojtësi i majtë i Kombëtares sonë, luajti titullar në ndeshjen mes Al Itihad dhe Al Sherjah, e vlefshme për Ligën e Kampioneve aziatike, duke marrë edhe vlerësim shumë të lartë në bazë të statistikave në fund të ndeshjes.

Përballë tij ishte ekipi i dy lojtarëve të tjerë të Kombëtares, sulmuesi Rey Manaj dhe Feta Fetain. Ata ishin në stol dhe u aktivizuan në pjesën e dytë.

Manajn u aktivizua në minutën e 75-të ndërsa Fetai në minutën e 85-të, por pa arritur të ndryshojnë fatet e ndeshjes.

Vetëm pak ditë më parë, Mitaj u vlerësua sërish lart, ku edhe arriti të shënonte, në një barazim dramatik 4-4 të skuadrës së tij. Ndërkohë që ky takim i Ligës së Kampioneve Aziatike u fitua me shifrat 3-0 për nga Al Itihadi i Mitajt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll