Bota

Polonia nis programin e trajnimit ushtarak për 400 mijë qytetarë

 Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaë Kosciniak Kamysz, tha se programi, të cilin ai e quajti “trajnimi më i madh mbrojtës në historinë e Polonisë", do të jetë i disponueshëm për të gjithë qytetarët polakë.

6 Nëntor 2025, 19:13 Nga E.d
Polonia nis programin e trajnimit ushtarak për 400 mijë qytetarë
Foto ilustruse

POLONI- Ministria e Mbrojtjes njoftoi se Polonia po përgatitet të nisë një program të ri trajnimi ushtarak këtë muaj. Programi, i quajtur "Gjithmonë të Gatshëm", është pjesë e planeve më të gjera për të trajnuar 400,000 qytetarë deri në vitin 2026. Ministri polak i Mbrojtjes, Wladyslaë Kosciniak Kamysz, tha se programi, të cilin ai e quajti “trajnimi më i madh mbrojtës në historinë e Polonisë", do të jetë i disponueshëm për të gjithë qytetarët polakë. Kjo nisur nga fëmijët e shkollës fillore deri te pensionistët e moshuar.

Polonia, e cila ndan një kufi prej rreth 530 kilometrash me Ukrainën, ka rritur ndjeshëm shpenzimet e saj ushtarake që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Polonia aktualisht shpenzon më shumë nga PBB-ja e saj për mbrojtje sesa çdo anëtar tjetër i NATO-s dhe është bërë fuqia e tretë më e madhe ushtarake në aleancën transatlantike. Ministri polak tha gjithashtu se buxheti i mbrojtjes i vendit do të arrijë në 4.8% të PBB-së së saj vitin e ardhshëm. 

"Po jetojmë në kohët më të rrezikshme që nga Lufta e Dytë Botërore. Një luftë po zhvillohet përtej kufijve tanë, ka sabotim në Detin Baltik dhe beteja në hapësirën kibernetike", tha Kosciniak-Kamisz.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Czeszary Tomczyk tha se qeveria shpreson të trajnojë 100,000 njerëz deri në fund të vitit. Wisłaë Kukulka, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë, tha se qëllimi i programit është të forcojë qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe komuniteteve polakë, si dhe të forcojë disponueshmërinë, gatishmërinë dhe aftësinë e rezervave ushtarake. Si pjesë e programit, qytetarët polakë do të ndjekin një kurs bazë sigurie, trajnim mbijetese, trajnim mjekësor dhe kurse sigurie kibernetike. Kosyniak Kamis tha se ukrainasit e gjetën veten të papërgatitur kur Rusia pushtoi në vitin 2022. 

"Gjatë katër viteve të luftës, ata i fituan këto aftësi. Por në kohën kur shpërtheu lufta, këto aftësi kritike reagimi mungonin. Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo skenar", tha ai.

Mediat e huaja shkruajnë se iniciativa u njoftua fillimisht nga Kryeministri Donald Tusk në mars, me qëllim ndërtimin e një ushtrie reserve. Kjo duke pasur parasysh shqetësimet e shtuara të sigurisë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës dhe armiqësisë në rritje të dukshme ndaj anëtarëve të NATO-s, përfshirë Poloninë. Ushtria polake aktualisht numëron 216,000 ushtarë, një numër që pritet të rritet me një të tretën gjatë dekadës së ardhshme./Dosja.al

poloni 400 mijë qytetarë program

Sondazh

Poll