Bota

Izraeli bombardon objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor, paralajmëron banorët të evakuohen

Ushtria lëshoi ​​një paralajmërim për banorët e zonës, që të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në tre fshatra.

6 Nëntor 2025, 15:54 Nga E.d
Izraeli bombardon objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor,
Foto ilustruse

IZRAEL- Ushtria izraelite ka njoftuar sot se ka filluar të bombardojë, objektivat e Hezbollahut në Libanin jugor. Ushtria lëshoi ​​një paralajmërim për banorët e zonës, që të evakuoheshin nga shtëpitë e tyre në tre fshatra.

"Ushtria izraelite nisi një seri sulmesh kundër objektivave ushtarake të Hezbollahut në Libanin jugor ", njoftoi ushtria.

Lëvizja shiite libaneze e mbështetur nga Irani njoftoi këtë mëngjes se hedh poshtë çdo negociatë politike me palën izraelite. Hezbollahu shpalli të drejtën legjitime për t'u mbrojtur kundër Izraelit. Ushtria izraelite më parë lëshoi ​​një paralajmërim për banorët e tre fshatrave në Libanin jugor, që të largoheshin nga zonat e tyre. Kjo duke paralajmëruar se do të bombardonte infrastrukturën ushtarake të Hezbollahut në zonë./Dosja.al

izrael liban bombardon

Sondazh

Poll