Sport

Marco van Basten: “Bruzh-it “i vodhën” fitoren, Szczęsny “mashtroi” te kontakti”…

“Askush nuk shkaktoi faull kundrejt Szczęsny-t! Ai as që e preku! Vetë Szczęsny bëri që ai kontakt të dukej si një faull, por në të vërtetë nuk kishte asgjë!”, tha ish-sulmuesi holandez.

6 Nëntor 2025, 15:00 Nga DOSJA

Marco van Basten: “Bruzh-it “i vodhën” fitoren, Szczęsny

HOLANDE - Njëri prej legjendave të futbollit të fiteve ’90 ka dhënë opionin e tij rreth episodit që ndodhi në fundin e takimit mes Club Brugge dhe FC Barcelona-s.

Sipas Marco van Basten dhoma e VAR-it ka gabuar rëndë mbrëmjen e kalur kur thërriti kryesorin e ndeshjes Taylor për të riparë kontrastin mes Vermant dhe Szczęsny-t.

“Club Brugge mund të themi se është “vjedhur”. Goli për rezultatin 4-3 qëndronte. Askush nuk shkaktoi faull kundrejt Szczęsny-t! Ai as që e preku! Vetë Szczęsny bëri që ai kontakt të dukej si një faull, por në të vërtetë nuk kishte asgjë!”, tha ish-sulmuesi holandez.  

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll