Sport

Luis Suárez pezullohet për ndeshjen më të rëndësishme për ‘play-off’-in ndaj Nashville…

Sipas rregullave të MLS, komiteti mund të bjerë dakord unanimisht për të dhënë një pezullim për një lojtar edhe nëse nuk u dha asnjë faull në kohë reale.

6 Nëntor 2025, 12:30 Nga DOSJA

Luis Suárez pezullohet për ndeshjen më të

SHBA - Lionel Messi nuk do ta ketë bashkëlojtarin e tij prej kohësh, Luis Suárez, përkrah tij për një ndeshje që mund t’i japë fund sezonit të Inter Miami të shtunën.

Suárez është pezulluar për ndeshjen vendimtare të ‘play-off’-it të së shtunës kundër Nashville SC, njoftoi Major League Soccer të mërkurën, për veprimet e tij në ndeshjen e dytë të serisë - konkretisht, goditjen me shqelm të Andy Nájar të Nashville - fundjavën e kaluar.

Suárez u gjobit gjithashtu me një shumë të pazbuluar, tha MLS. Inter Miami duhet të fitojë të shtunën në ndeshjen e tretë të serisë me Nashville, ose sezoni i tij do të përfundojë.

Komiteti disiplinor i MLS tha se “sjellja e dhunshme” e Suárez në minutën e 71-të të ndeshjes më 1 nëntor meritonte pezullimin, edhe pse ndaj tij nuk u dha asnjë faull gjatë lojës. Sipas rregullave të MLS, komiteti mund të bjerë dakord unanimisht për të dhënë një pezullim edhe nëse nuk u dha asnjë faull në kohë reale.

MLS e pezulloi Suárezin në fillim të këtij sezoni për tre ndeshje në ligë, pasi u kap duke pështyrë ndaj dikujt gjatë një përleshjeje pas humbjes së Inter Miami ndaj Seattle Sounders në finalen e Kupës së Ligës më 31 gusht.

Kupa e Ligës gjithashtu e pezulloi Suárezin për gjashtë ndeshje të ardhshme në turneun e saj; MLS ndërmori veprime edhe pse ngjarjet që prishën përfundimin e asaj ndeshjeje nuk ishin në një ndeshje lige.

Inter Miami fitoi ndeshjen e parë të serisë, pastaj humbi ndeshjen e dytë në Nashville. Inter Miami dështoi të kalonte raundin e parë sezonin e kaluar, duke humbur ndeshjen e tretë në shtëpi kundër Atlantës.

Messi luajti me Suárezin - statusi i të cilit për vitin 2026 dhe më tej nuk është i sigurt - si dhe me Sergio Busquetsin dhe Jordi Albën për vite me Barcelonën. Suárez ndoqi Busquetsin dhe Albën te Inter Miami, pasi Messi i habiti shumë njerëz në botën e futbollit duke zgjedhur të nënshkruante me Inter Miamin në mesin e vitit 2023.

Leo Messi e ka zgjatur kontratën e tij deri në vitin 2028. Busquets dhe Alba do të dalin në pension kur të përfundojë ky sezon me Inter Miamin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll