Sport

Zgjedhjet lokale në disa qytete, ndryshojnë kalendarin e ndeshjeve të Kategorisë së Parë…

Java e 11-të do të mbyllet të dielën me përballjen Apolonia - Skënderbeu, që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, në orën 14:00.

6 Nëntor 2025, 14:30 Nga DOSJA

Zgjedhjet lokale në disa qytete, ndryshojnë kalendarin e ndeshjeve

TIRANE - Java e 11-të e Kategorisë së Parë do të luhet e ndarë në tre ditë, duke nisur që të premten me duelin Burreli - Pogradeci, që do të zhvillohet në orën 14:00. Fillimisht ishte parashikuar të luhet ditën e shtunë, por për shkak të zgjedhjeve lokale në Burrel, ky takim ndryshoi dhe do të luhet ditën e nesërme. 

Katër takimet e tjera të kësaj jave do të luhen të shtunën, po në orën 14:00. Pas dy fitoreve radhazi, Kastrioti, që po kalon një moment shumë të mirë në kampionat, do të përballet me AF Luftëtarin. Korabi pret Kukësin në shtëpi, ndërsa Lushnja do të luajë ndaj Ilirisë. Në stadiumin “Luzi i Vogël” do të zhvillohet ndeshja Besa - Laçi.

Java e 11-të do të mbyllet të dielën me përballjen Apolonia - Skënderbeu, që do të luhet në stadiumin “Loni Papuçiu” të Fierit, në orën 14:00.

Ja kalendari I ndeshjeve të javës së 11-të: 

07.11.2025: Burreli - Pogradeci (14:00)

08.11.2025: Besa - Laçi (14:00)

08.11.2025: Kastrioti - AF Luftëtari  (14:00)

08.11.2025: Korabi - Kukësi (14:00)

08.11.2025: Lushnja - Iliria  (14:00)

09.11.2025: Apolonia - Skënderbeu (14:00)

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll