5 Nëntor 2025, 21:51
Nga M.L
Vuçiç-Zelensky
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, rreth raporteve mes dy shteteve, integrimeve evropiane dhe “agjendës ndërkombëtare në periudhën e ardhshme”.
“U pajtuam që ekziston hapësirë për mbështetje reciproke, mbi të cilën do të vazhdojmë të punojmë së bashku”, shkroi Vuçiq në Instagram, pa dhënë detaje të tjera për këtë çështje.
Ai shtoi se me Zelenskyn u pajtuan që të mbajnë kanale të hapura komunikimi edhe në të ardhmen.
Ndërkaq, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha në X se bisedoi me Vuçiqin edhe për mundësitë e bashkëpunimit në sigurinë rajonale.
"Vendet tona e ndajnë këtë interes dhe do të punojmë mbi të. Rishikuam agjendën ndërkombëtare për të ardhmen e afërt dhe u pajtuam që të qëndrojmë në kontakt dhe të vazhdojmë koordinimin”, shkroi Zelensky.
Serbia është një nga vendet e pakta evropiane që nuk u është bashkuar sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës, por Beogradi ka mbështetur integritetin territorial të Ukrainës.
Serbia ka dërguar disa herë ndihma humanitare për Ukrainën, e cila po përballet me pushtimin në shkallë të plotë të nisur nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Zyrtarisht, Beogradi ka mohuar disa herë se Serbia eksporton drejtpërdrejt armë në Ukrainë, duke vlerësuar se “nuk mund të ndikojë nëse armët serbe nga vende të treta përfundojnë në frontin ukrainas”./ REL
aleksandër vuçiç volodymyr zelensky
Bota
5 Nëntor 2025, 21:20
M.L
Donald Trump
SHBA- Kthimi i Donald Trump në pushtet, një vit pas fitores së tij në zgjedhje, ka lënë tashm&eum...
Bota
5 Nëntor 2025, 20:34
E.d
Foto ilustruse
SHBA- Forcat Ajrore Amerikane kanë kryer me sukses një provë lëshimi të raketës balistike ndërkontin...
Bota
5 Nëntor 2025, 20:34
M.L
Maria Corina Machado
SHBA- Liderja e opozitës venezueliane, Maria Corina Machado, ka vetëm gjëra të mira për të th&...
Bota
5 Nëntor 2025, 19:31
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Inteligjenca Artificiale është sekreti i dukshëm pas suksesit të jashtëzakonshëm komercial t&...
Bota
5 Nëntor 2025, 19:08
E.d
Foto ilustruse
KINË- Kina ka vendosur masa të reja për influencuesit në rrjetet dhe mediat sociale. Që nga 25 tetori, krijues...
Bota
5 Nëntor 2025, 18:53
M.L
Zohran Mamdani
SHBA- Kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, u zotua të qëndrojë në krah t&eum...
Bota
5 Nëntor 2025, 18:42
E.d
Foto ilustruse
SINGAPOR- Parlamenti i Singaporit ka miratuar një ligj, i cili prezanton rrahjen me shkop si ndëshkim për mashtruesit. Vendi ...
Bota
5 Nëntor 2025, 18:35
M.L
Incidenti skandaloz
MEKSIKË- Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, u përball me një incident shqetësues të...
Bota
5 Nëntor 2025, 18:09
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Ministri i Brendshëm francez Laurent Nunez shprehu "mbështetjen" e tij për viktimat në ishu...
Bota
5 Nëntor 2025, 17:33
E.d
Presidenti rus Vladimir Putin
MOSKË- Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zyrtarët e tij të lartë, të hartojnë pr...