Politike

"Lufta për liri s’mund të njolloset!", Spiropali takim me Thaçin në Hagë: Gjykata Speciale të japë drejtësi! I shpreha mbështetjen e qeverisë tonë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali deklaron se u ka shprehur krerëve të UÇK-së mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e popullit shqiptar, ndërsa shton se besimi i shqiptarëve kundrejt drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund.

3 Nëntor 2025, 20:05 Nga M.L
"Lufta për liri s’mund të njolloset!", Spiropali takim
Elisa Spiropali

HAGË- Ministrja për Punët e Jashtme dhe Europën, Elisa Spiropali, gjatë qëndrimit të saj në Hagë, ka zhvilluar një takim me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgimin e Gjykatës Speciale. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spiropali deklaron se u ka shprehur krerëve të UÇK-së mbështetjen e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë e popullit shqiptar, ndërsa shton se besimi i shqiptarëve kundrejt drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund.

Ajo ka theksuar se vendimi që pritet nga Gjykata Speciale duhet të jetë i drejtë dhe në përputhje me të vërtetën historike, duke nënvizuar se “lufta e drejtë e UÇK-së nuk mund të njolloset”.

Deklarata e plotë:

Në paraburgimin e Gjykatës Speciale këtu në Hagë, takova presidentin Hashim Thaçi dhe përmes i tij i dërgova të falat e mia dhe të qeverisë shqiptare dhe besoj popullit shqiptar, edhe tre luftëtarëve të tjerë, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Më vjen mirë që e gjeta presidentin Thaçi në gjendje të mirë, ndiqte zhvillimet në Shqipëri e Kosovë , sigurisht për të parë dy vendet tona sa më mirë. I shpreha mbështetjen e Ministrisë së Jashtme, të qeverisë dhe kryeministrit Rama për një proces të rregullt dhe të drejtë, i cili në fund të prodhojë drejtësi historike dhe jo padrejtësi historike.

Ne urojmë shumë që ai vendim i pjekurisë shtetërore të Kosovës, për të votuar Dhomat dhe Gjykatën Speciale, të mos kthehet në të kundërtën e vet, por të respektojë procesin e rregullt lidhor dhe të drejtat ligjore. Ne urojmë që besimi që shqiptarët, Kosova dhe Shqipëria kanë kundrejt drejtësisë ndërkombëtare të jetë i përligjur deri në fund.

Është me rëndësi që të theksohet sërish që populli i Kosovës, djem dhe vajza u ngritën për të mbrojtur njerëzit e tyre dhe jetën në atë vend dhe kurrsesi për të agresuar apo sulmuan një popullatë apo një vend tjetër.

Dhe kjo luftë për liri nuk mund të njolloset, kjo luftë për ekzistencë nuk mund të përbaltet, dhe këto dy procese duhet të ndahen shumë qartë në mënyrë që e vërteta historike, drejtësia dhe sakrificat e një populli të tërë, të mos shkelen me këmbë.
Besim deri në fund dhe jam e bindur se pas dëshmive që janë dhënë këtu dhe një procesi të rregullt ligjor do të mund të shohim drejtësi për luftëtarët, Kosovën dhe të vërtetën e saj.

elisa spiropali ne hagë hashim thaçi edi rama

Sondazh

Poll