Sport

VIDEO / Elbasani rikthehet në krye, Flamurtari nuk i ndahet fundit!...

Elbasani merr momentalisht vendin e parë në renditjen e Superiores me 20 pikë, 1 më shume se Vllaznia , e cila ka një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, me vetëm 5 pikë, vlonjtatët mbeten të fundit.

3 Nëntor 2025, 19:16 Nga DOSJA
VIDEO / Elbasani rikthehet në krye, Flamurtari nuk i ndahet fundit!...

VLORE - Elbasani ka triumfuar në transfertë përballë Flamurtarit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vlorës, përfundoi 0-1 në favor të miqve.

Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi sulmuesi i “verdhebluve”, Xhonatan Lajthia. Ky i fundit e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 62-të të sfidës, pas një krosimi nga goditja e këndit.

Kështu, Elbasani merr momentalisht vendin e parë në renditjen e Superiores me 20 pikë, 1 më shume se Vllaznia, e cila ka një ndeshje më pak. Në krahun tjetër, me vetëm 5 pikë, vlonjatët mbeten të fundit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll