Sport

Për 30 minuta Dinamo me 10 lojtarë, Teuta nuk përfiton dhe ndan pikët me kryeqytetasit

Të besuarit e Ilir Dajës mbajnë përkohësisht pozicionin e 3-të, 18 pikë, 2 më pak se Elbasani lider, por Vllaznia zbret nesër në fushë dhe mund të rritet diferenca.

3 Nëntor 2025, 19:13 Nga DOSJA
Për 30 minuta Dinamo me 10 lojtarë, Teuta nuk përfiton dhe ndan

ELBASAN - Ka përfunduar në barazim 0-0 ndeshja Dinamo-Teuta, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Edhe pse në minutat e para dinamovitët janë shfaqur më kërkues para porte, nuk ia ka dalë të “shkundin” rrjetën mike.

Në pjesën e dytë ekipi i Ilir Dajës u “penalizua” nga kartonni i kuq i Maliqit, pasi mori dy të verdhë. Ndonëse Teuta ishte për më shumë se 30 minuta në fushë me një lojtar më shumë, përfshirë edhe shtesën, nuk pati efikasitetin dhe freskinë e duhur për të ndëshkuar dinamovitët.

Një barazim që i shkon më shumë përshtat Teutës, ndërsa Dinamo lë pikë në garën për titullin. Të besuarit e Ilir Dajës mbajnë përkohësisht pozicionin e 3-të, 18 pikë, 2 më pak se Elbasani lider, por Vllaznia zbret nesër në fushë dhe mund të rritet diferenca. Nga krahun tjetër, grupi i Enkeleid Dobit qendron në mes të tabelës me 15 pikë. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll