Sport

VIDEO / Tirana vazhdon dishezën, humbja e tretë rradhazi

Pas 10 javësh Superiore, Tirana mban vendin e parafundit në tabelë me 6 pikë, ndërsa Bylsi ngjitet në kuotën e 12 pikë, pozicioni i 6-të përkohësisht.

3 Nëntor 2025, 17:40 Nga DOSJA
VIDEO / Tirana vazhdon dishezën, humbja e tretë rradhazi

TIRANE - Edhe pse skuadra e Tiranës vinte e “krikuar” pas prezantimit të trajenrit të ri Ardian Nuhiu, ata nuk ishin në gjendje të tregonin thuajse asgjë përballë Bylisit të Mirel Josës.

Ndeshja përfundoi me shifrat 0 – 2 për ballshiotët. Pjesa e parë u mbyll me golin e Përgjonit, pas gabimit amatoresk në prapavijën e kryeqytetasve.

Edhe finalizimi i dytë për miqtë demostroi qartë mungesën e përqendrimit nga kampi bardheblu, autogoli i Vera nnë minutën e 71. Pas 10 javësh Superiore, Tirana mban vendin e parafundit në tabelë me 6 pikë, ndërsa Bylsi ngjitet në kuotën e 12 pikë, pozicioni i 6-të përkohësisht. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll